Termet dhe kushtet për përdorimin e uebfaqes së Cash Plus Sh.A.

Cash Plus Sh.A (tutje referuar si Cash Plus) është pronare e faqës së internetit www.cashplus-ks.com

Këto kushte të përgjithshme janë të zbatueshme për faqen e internetit të Cash Plus www.Cashplus-ks.com dhe për vizitorët e saj në këtë faqe interneti (në tekstin e mëtejmë “Përdorues”).

Përdorimi i faqes së internetit nënkupton se përdoruesi i njeh të gjitha kushtet e përgjithshme të përdorimit të uebfaqes, politikën e privatësinë dhe të sigurisë së të dhënave. Cash Plus rezervon të drejtën, kurdo që është e nevojshme, të ndryshojë kushtet e përgjithshme të faqes së internetit, privatësisë dhe politikës së sigurisë së të dhënave, si dhe çdo kusht, rregullore, udhëzime apo njoftime të tjera.

Informacioni për Përdoruesit

Përdoruesi bie dakord të përdorë në mënyrë të përshtatshme këtë faqe të internetit dhe materialet e tij, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Cash Plus bën përpjekje për të ofruar informata të sakta, transparente dhe të përditësuara në faqet e internetit të saj, kjo nuk përjashton mundësinë që mund të ndodhin lëshime për arsye objektive. Cash Plus nuk do të jetë përgjegjëse për pasojat, përfshirë dëmet e mundshme, që vijnë si pasojë ose janë të lidhura në ndonjë mënyrë me qasjen tuaj ose përdorimin e kësaj faqeje interneti.

Informacioni që gjenden në këtë faqe interneti ofrohet vetëm për qëllime informative. Ju si një përdorues i kësaj faqeje interneti jeni personalisht përgjegjës për interpretimin dhe perceptimin e saktësisë, plotësisë dhe dobishmërisë së informacionit që gjendet në këtë faqe interneti.

Përdoruesi duhet të përmbahet nga:

  • Përdorimi i paautorizuar i faqes së Internetit;
  • Përdorimi i faqes së internetit dhe/ose Përmbajtjes së tij për qëllime të paligjshme ose, në kundërshtim me kushtet e përcaktuara;
  • Printimi, kopjimi, transmetimi që shkel dispozitat e përcaktuara me ligjin për të drejtat e autorit, ligjin për mbrojtjen e markes tregtare, ligji për mbrotjen e të dhënave personale dhe ligjet tjera;
  • Mos respektimi i të drejtave të pronësisë intelektuale të materialeve të prodhuara nga Cash Plus;

Shikimi ose kopjimi i faqes së internetit nuk ju jep të drejta mbi ndonjë material ose softuer.

Mbrojtja e të dhënave personale dhe Politikat e Sigurisë së të Dhënave

Cash Plus është e përkushtuar që të dhënat e marra nga klientët me qëllim të ofrimit të shërbimeve, mbeten nën kontrollin e klientit dhe plotësisht të sigurta.

Cash Plus kupton rëndësinë e madhe të të dhënave personale të klientëve dhe zbaton të gjitha masat për të siguruar mos kompromentimin e të dhënave të tilla, duke qenë plotësisht në përputhje me standardet ligjore. Në këtë drejtim, Cash Plus zbaton masa të larta sigurie për të dhënat fizike dhe online në lidhje me klientët tanë, duke siguruar që klientët tanë të mos rrezikohen nga ndonjë veprim ose mosveprim nga ana jonë.

Informacioni për klientët tanë është një pjesë e rëndësishme e biznesit tonë, dhe ruajtja e informacionit të tillë me standardet më të larta të sigurisë është një nga shtyllat e biznesit tonë. Ngjashëm me sigurinë e të dhënave, me të njëjtat standarde të larta, Cash Plus siguron klientët që informacioni i dhënë të përpunohet me saktësi, efikasitet dhe konfidencialitet.

Çdo punonjës i Cash Plus është i trajnuar në protokollet e sigurisë dhe merr përsipër përgjegjësitë ligjore për të gjitha aspektet e sigurisë së të dhënave dhe mbrojtjes së të dhënave personale.

Mbështetja

Asgjë nga përmbajtja e faqes së internetit të Cash Plus nuk përbënë këshillë financiare, investive, juridike ose të tjera dhe as nuk duhet mbështetur në to në marrjen e një vendimi për investime apo ndonjë vendimi tjetër. Përpara se të merrni ndonjë vendim për investime, ju duhet të merrni këshilla profesionale nga ekspertët e fushës përkatëse dhe specifike.

Faqja e internetit, mohimi i garancive dhe përgjegjësisë

Përdorimi i Uebfaqes është falas dhe nën përgjegjësinë e vetme të përdoruesit. Duke hyrë në faqen e internetit, dhe faqet e tjera të lidhura, përfshirë, por pa u kufizuar në faqet e mediave sociale, ju pranoni të gjitha kushtet e përdorimit të faqes së internetit në fuqi.

Cash Plus rezervon të drejtën e pakushtëzuar për të mbyllur faqen e internetit, për të ndryshuar domenin, për të pezulluar, ndërprerë ose pushuar së funksionuari faqen e internetit pa asnjë detyrim apo përgjegjësi ndaj vizitorëve të faqës dhe palëve të tjera të treta.

Përmbajtja e faqes në internet është vetëm për qëllime informacioni dhe nuk mund të mbështetet nga asnjë palë në lidhje me qëllime të tjera.

Pronësia Intelektuale

Të gjitha palët dhe përdoruesit që hyjnë në faqen e internetit të Cash Plus dhe faqet e tjera të lidhura, pranojnë të drejtat e pronësisë intelektuale të Cash Plus. E gjithë prona intelektuale dhe të drejtat e lidhura me materialet, përfshirë por pa u kufizuar në markat, logot, emrat tregtarë, tekstin, imazhet, bisedat, audio dhe video, bazën e të dhënave, softuerin, mbahen nga Cash Plus dhe janë nën pronësinë ekskluzive të Cash Plus.

Qasja në faqen e internetit dhe format e tjera të komunikimit me Cash Plus, në asnjë rrethanë, nuk jep ndonjë të drejte në lidhje me materiale të tilla.

Materiali dhe përmbajtja e vënë në dispozicion ose e zhvilluar nga Cash Plus, duke përfshirë por pa u kufizuar në tekstin, grafikën, logot, imazhet, tabelat, përpilimet e të dhënave, janë pronë e Cash Plus dhe mbrohen nga autoritetet kompetente në Kosova, BE, dhe ligjet ndërkombëtare të së drejtës së autorit.

Për më tepër, emri tregtar, logoja, grafika, ikonat, fotografitë dhe emrat e shërbimeve të lidhura të zhvilluara ose të disponueshme përmes Cash Plus janë marka tregtare. Markat tregtare nuk mund të përdoren nga palët e treta pa pëlqimin paraprak me shkrim të Cash Plus.

Përdoruesi pajtohet dhe njeh që të gjitha markat tregtare dhe të drejtat e pronësisë intelektuale në Përmbajtje dhe/ose çdo gjë tjetër të përdorur në faqen e internetit të Cash Plus.

Përdorimi, dyfishimi, komunikimi dhe/ose shpërndarja e elementeve të tillë për përfitime ose qëllime tregtare është rreptësisht e ndaluar, siç është çdo ndryshim ose fragmentim i tyre. Për mbajtjen e këtyre të drejtave do të kërkohet pëlqim me shkrim paraprakisht për çdo përdorim tjetër nga ai i lejuar në mënyrë specifike. Nëse ligjet e tilla shkelen, Cash Plus do të ndjek procedura ligjore në autoritetet kompetente për shkelje të të drejtave të markës tregtare dhe pronësisë intelektuale.

ANKESAT

Nëse ndonjë palë e tretë beson se Cash Plus në çfarëdo mënyre ka shkelur pronësinë e tyre intelektuale ose ndonjë shkelje të të dhënave, duhet të kontaktojë menjëherë Cash Plus dhe t’i njoftojë ata për pretendimet përmes emailit info@cashplus-ks.com ose me telefon në një nga numrat e listuar në faqen e internetit.

COOKIES

Cookies janë instaluar përmes faqes së internetit dhe transferohen në pajisjen tuaj për të mundësuar që sistemet të njohin pajisjen tuaj dhe të ofrojnë veçori të personalizuara.

Cash Plus nuk garanton qasje pa ndërprerje në këtë faqe të internetit.

Dërgo mesazh
Përshëndetje,
si mund të ju ndihmojmë?