Privatësia e të Dhënave Personale

Për klientët individual ekzistues, të mëparshëm dhe të ardhshëm, si dhe Individët tjerë ndaj te cilëve mblidhen te dhënat personale (që tani e tutje do të referohemi me “Ju”)

Me këtë njoftim dëshirojmë të paraqesim tek ju, përkushtimin tonë në mbrojtjen e të dhënave tuaja personale dhe respektimin e  privatësisë tuaj në pajtim të plotë me Ligjin nr. 06/l-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Republikes se Kosoves. 

Cash Plus Sh.A. që tani e tutje do t’i referohemi si (“Cash Plus”) nëpërmjet këtij Njoftimi ju ofron të dhëna/informata të detajuara në lidhje me përpunimin dhe mbrojtjen e të dhënave tuaja personale. Qëllimi i këtij Njoftimi për Privatësinë e të Dhënave Personale është të ju njoftojmë se, çfarë të dhëna personale Cash Plus mbledh për Ju, arsyet pse i përdorim/mbledhim ato të dhëna personale, më kënd i ndajmë ato të dhëna personale, sa gjatë i mbajmë ato të dhëna, cilat janë të drejtat tuaja dhe si mund t’i realizoni këto te drejta sa i përket te dhënave tuaja personale.

Për zbatimin e të drejtave të juaja dhe marrjen e informatave ne lidhje me të dhënat personale, Ju mund ti merrni këto informata në çdo kohe dhe kurdo që janë të nevojshme për ju, kur ju aplikoni për kredi, aplikim tjetër ose përdorni një produkt apo shërbim të caktuar:

1.Të Dhënat Personale Tuaja që Cash Plus mbledhim dhe Përdorim?

1.1 Në kuadër të aktiviteteve tona dhe për të arritur standard të lartë të produkteve dhe shërbimeve, Cash Plus mund të mbledhë dhe përdorim lloje të ndryshme të të dhënave tuaja personale deri në masën e nevojshme, duke përfshirë:

a) Informatat e identifikimit si:  emri dhe mbiemri, numri personal i identifikimit, vendi dhe data e lindjes, gjinia, fotografia;
b) Informatat kontaktuese si: adresa postare dhe adresa e postës elektronike (E-mailit), numri i telefonit;
c) Gjendja familjare si: statusi martesor, numri i fëmijëve;
d) Informatat mbi edukimin dhe punësimin si: profesioni/shkolla e kryer, punësimi, emri i punëdhënësit;
e) Të dhënat bankare, financiare si: detaje të llogarisë bankare, pasqyra e llogarisë dhe historia kreditore.
f) Marrëdhëniet me klientin;
g) Informatat lidhur me aktivitetet tuaja digjitale, përfshire edhe nënshkrimin elektronik.
h) Të dhënat që lidhen me shprehitë dhe preferencat tuaja:;
i) Të dhënat që kanë të bëjnë me përdorimin tuaj të produkteve dhe shërbimeve tona;
j) Të dhënat nga ndërveprimet tuaja me Cash Plus: në degët tona, faqet tona të internetit, aplikacionet tona, faqet tona të mediave sociale, takimet, thirrjet, bisedat, postat elektronike (e-mailat), intervistat, bisedat telefonike;
k) Të dhënat lidhur me aktivitetet e lira dhe interesat tuaja.
l) Përmes komunitetin tonë në Viber/WhatsApp apo rrjete tjera sociale ku ju pranoni mbledhjen, përdorimin dhe ndarjen e informacionit tuaj personal siç përshkruhet në këtë politikë të privatësisë, nenin 1.

1.2 Të dhënat personale tuaja që mblidhen dhe përdoren nga Cash Plus, mund të merren drejtpërdrejt nga ju ose të merren nga burimet e mëposhtme për të verifikuar ose pasuruar bazat e të dhënave tona:

  • Publikimet / bazat e të dhënave të vëna në dispozicion nga autoritetet zyrtare (p.sh. gazeta zyrtarem Regjistri Kreditor i Kosovës, Administarat Tatimore e Kosovës
  • Klientët ose ofruesit e shërbimeve;
  • Uebfaqet / faqet e mediave sociale që përmbajnë informata të bëra publike nga ju (p.sh. uebfaqen tuaj ose mediat sociale); dhe
  • Bazat e të dhënave të bëra publike nga palët e treta;

Cash Plus mund të ruajë fotografitë e klientëve gjatë procesit të regjistrimit në aplikacionin tonë  mobil për verifikimin e identitetit dhe konfigurimin e llogarisë.

2. Rastet Specifike të Mbledhjes së të Dhënave Personale, Përfshirë atë Indirekte

Në rrethana të caktuara, Cash Plus mund të mbledh dhe të përdorim të dhënat personale të individëve me të cilët kemi, mund të kemi ose kemi pasur marrëdhënie direkte, apo klientët e mundshëm.

Për disa arsye, Cash Plus po ashtu mund të mbledh informata rreth jush, ndërsa ju nuk keni marrëdhënie të drejtpërdrejta me Cash Plus. Kjo mund të ndodhë, ne rastin kur punëdhënësi juaj të na japë informata për ju ose detajet e kontaktit tuaj ofrohen nga një prej klientëve tanë nëse jeni,  ne rastin e: a) anëtarit  te familjes; b) Përfaqësues ligjor (me autorizim); c) Aksionar i kompanisë; d) Përfaqësues i një entiteti juridik (i cili mund të jetë klient apo shitës); e) Punonjës i ofruesve të shërbimeve dhe partner tregtar; f) Kontaktet personale.

3.Arsyeja dhe Baza Ligjore e Mbledhjes dhe Përpunimin të Dhënave tuaja Personale?

3.1 Cash Plus i mbledh dhe përdorë të dhënat tuaja personale në përputhje dhe për te përmbushur detyrimet e ndryshme ligjore dhe rregullative,  por duke mos u kufizuar ne:

3.1.1 Respektimin e ligjeve dhe Rregulloreve te BQK-se te aplikueshme për Institucionet Financiare Jo Bankare edhe financiare në pajtim me të cilat Cash Plus:

  1. a) Vendos masat e sigurisë me qëllim të parandalimit të abuzimit dhe mashtrimit apo aktiviteteve tjera te ndaluara;
  2. b) Zbulon transaksione që devijojnë nga modelet normale;
  3. c) Regjistron, kur është e nevojshme,  telefonatat, bisedat, e-mailat gjate komunikimit me ju, etj;
  4. d) Parandalon Pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit;
  5. e) Përgjigjet ndaj një kërkese zyrtare nga një autoritet publik, gjykate apo organ tjetër kompetent;
  6. f) Definon  vlerësimin e rrezikut të kredisë dhe kapacitetin tuaj të kthimit te borxhit;
  7. g) Kryen identifikimin e juaj për çështje sigurie;
  8. h) Aplikon ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi;
 

3.1.2. Realizimin e një kontratë me ju ose për të ndërmarrë hapa sipas kërkesës tuaj para lidhjes së një kontrate, këto te dhëna personale përdoren në mënyrë që:

a) Të ju ofrojmë  informata lidhur me produktet dhe shërbimet tona;
b) Të ju ndihmojmë dhe përgjigjemi në kërkesat/ankesat  tuaja si dhe për te krijuar komunikimin me ju;
c) Të vlerësojmë nëse mund t’ju ofrojmë  një produkt ose shërbim dhe në cilat kushte; dhe
d) Të ofrojmë produkte ose shërbime për klientët tanë (në kontekst të menaxhimit të parasë së gatshme); e) për te menaxhuar dhe kryer çfarëdo pagese (përfshire kthimin e kredisë) në lidhje me shërbimet dhe produktet e kërkuara nga ju.

 

3.1.3 Përmbushjen e interesit tonë legjitim Cash Plus përdorë të dhënat tuaja personale për të shpërndarë dhe zhvilluar produktet ose shërbimet tona, për të përmirësuar menaxhimin e rrezikut dhe për të mbrojtur të drejtat tona ligjore, duke përfshirë:

a) Dëshminë e transaksioneve;
b) Parandalimin e mashtrimit;
c) Trajnimin e stafit tonë;
d) Menaxhimin e TI, duke përfshirë menaxhimin e infrastrukturës (p.sh.platformat e përbashkëta),
e) vazhdimësinë e biznesit dhe sigurinë e TI;
f) Krijimin e statistikave, testeve dhe modeleve të mbledhura për hulumtim dhe zhvillim, me qëllim të përmirësimit të menaxhimit të rrezikut ose përmirësimit të produkteve dhe shërbimeve ekzistuese apo krijimin e të rejave;

 

3.1.4 Personalizimin e ofertës sonë përmes:

a) Përmirësimit të cilësisë së produkteve ose shërbimeve tona financiare;
b) Reklamimit të produkteve ose shërbimeve që përputhen me gjendjen dhe profilin tuaj,

duke bere:

a) Segmentimin e klientëve tanë dhe klientëve të mundshëm; dhe
b) Administrimin e një gare, lotarie promocionale, dhurate, konkurrence apo fushate tjetër të ngjashme marketingu dhe menaxhimi të ngjarjes;
c) Komunikimin për produktet, shërbimet, ofertat, lajmet tona; Shërbimi ndaj klientit, duke përfshirë përgjigjet në pyetjet tuaja;
d) Përmirësimi dhe personalizimi i përvojës tuaj në uebfaqet dhe aplikacionet tona; e) Mirëmbajtja e llogarisë kreditore duke përfshirë administrimin e çdo programi lidhur me besnikërinë ose shpërblimin e klientit;
f) Përpunimi dhe dhënia e çmimit të fituar nëpërmjet pjesëmarrjes tuaj në lojërat tona promocionale;
g) Të dhënat tuaja mund të grumbullohen në statistika anonime që mund t’u ofrohen klientëve profesionistë për t’i ndihmuar ata në zhvillimin e biznesit të tyre. Në këtë rast të dhënat tuaja personale nuk do të zbulohen kurrë dhe ata që pranojnë këto statistika anonime nuk do të jenë në gjendje të konstatojnë identitetin tuaj.

 

3.1.5 Respektimin e zgjedhjes tuaj nëse kemi kërkuar pëlqimin tuaj për një procesim/përpunim te te dhënave tuaja personale  specifik, në raste të caktuara, si:

a) Kur qëllimet e mësipërme të çojnë në vendimmarrje të automatizuar, e cila prodhon efekte ligjore ose që ndikon dukshëm në ju.

Në atë moment, Cash Plus do t’ju informojë ndarazi për logjikën e përfshirë si dhe rëndësinë dhe pasojat e parashikuara të procesimit/përpunimit të tillë;

a) Nëse Cash Plus duhet të bëjë procesim/përpunimin të mëtejmë për qëllime të tjera nga ato të mësipërme, Cash Plus do t’ju informojmë ju dhe, aty ku është e nevojshme, te marrim pëlqimin tuaj;
b) Për ndërveprim në rrjetet sociale për qëllime të organizimit të garave.

4. Më kënd Cash Plus Ndanë të Dhënat tuaja Personale?

4.1 Për të përmbushur qëllimet e lartpërmendura, Cash Plus shpalosë të dhënat tuaja personale, tek:

a) Ofruesit e shërbimeve që kryejnë shërbime në emrin tonë;
b) Autoritetet financiare ose gjyqësore, agjencitë shtetërore ose organet publike, sipas kërkesës dhe në masën e lejuar me ligj;
c) Disa profesionistë rregullativ si avokatët, noterët, auditorët e jashtëm, përmbarues, kompanitë tona të mbledhjes së borxheve.

5. Si mund të Informoheni Për Ndryshimet e këtij Njoftimi për Privatësinë e Dhënave Personale?

Bazuar në ndryshimet e vazhdueshme si ligjore dhe afariste, Cash Plus mund të ketë nevojë të përditësojmë rregullisht këtë Njoftim për Mbrojtjen e të Dhënave. Cash Plus ju ftonë të shqyrtoni versionin më të fundit të këtij njoftimi “online”  dhe Cash Plus do t’ju informojmë ju për çdo ndryshim material nëpërmjet faqes sonë të internetit ose nëpërmjet kanaleve të tjera të zakonshme të komunikimit.

6. Për sa Kohë Cash Plus Ruan të Dhënat tuaja Personale?

Cash Plus do të mbajë të dhënat tuaja personale për periudhë më të gjatë  nga që  kërkohet me qëllim që të jemi në pajtueshmëri me ligjet dhe rregulloret në fuqi ose ndonjë periudhë tjetër lidhur me kërkesat tona operacionale, lehtësimi i menaxhimit të marrëdhënieve me klientin dhe përgjigja ndaj kërkesave ligjore ose rregullative.

7. Cilat janë të Drejtat tuaja Ligjore dhe Si Mund t’i Realizoni Ato të Drejta?

7.1 Bazuar ne ligjet dhe rregulloret e aplikueshme, ju keni të drejte te informoheni si dhe te:

  1. Të keni qasje në te dhënat tuaja personale: për te marre informata lidhur me përpunimin e të dhënave tuaja personale dhe një kopje të të këtyre te dhënave personale te përpunuara;
  2. Të korrigjoni te dhënat tuaja personale: kur mendoni se të dhënat tuaja personale janë të pasakta ose jo të plota, mund të kërkoni që të dhënat e tilla personale të ndryshohen duke na informuar me te dhënat e sakta;
 

Të fshini të dhënat tuaja personale: të kërkoni fshirjen e të dhënave tuaja personale, në masën e lejuar nga ligji dhe rregulloret ne fuqi.

  1. Të kufizoni përpunimin e te dhënave tuaja personale: duke kërkuar kufizimin e përpunimit te të të dhënave tuaja personale.
  2. Të kundërshtoni përpunimin e te dhënave tuaja personale: duke kundërshtuar përpunimin e të dhënave tuaja personale, për arsye që lidhen me situatën tuaj të veçantë. Ju keni të drejtën absolute të kundërshtoni përpunimin të dhënave tuaja personale për qëllime të marketingut direkt, që përfshin profilizimin lidhur me një marketing të tillë direkt.
  3. Të tërhiqni pëlqimin tuaj te dhëne për përpunimin e te dhënave personale: ne çdo kohe pas dhënies se këtij pëlqimi për mbledhje dhe përpunim të dhënave tuaja personale,
  4. Të bartni të dhënat tuaja personale: kur zbatohet në mënyrë të ligjshme, ju keni të drejtë të keni të dhënat tuaja personale që na keni dhënë, që ato t’iu kthehen juve apo, kur është teknikisht e mundur, të transferohen tek një palë e tretë.
 

7.2 Në përputhje me ligjet dhe rregulloret e zbatueshme, përveç të drejtave tuaja më sipër, ju po ashtu keni të drejtë të parashtroni një ankesë tek Agjencia Shtetërorë për Mbrojtjen te Dhënave Personalë/Agjencia për Informim dhe Privatësi.

8. Si Mund të Na Kontaktoni?

Nëse keni pyetje ose komente rreth këtij Njoftimi, na dërgoni e-mail-in tuaj ne adresën elektronike në data.protection@cashplus-ks.com

9. Tërheqja e pelqimit

Ju lutem, jepni të dhëna mbi arsyet e tërheqjes së pelqimit për procesimin e të dhënave personale duke derguar email në adresen elektronike në data.protection@cashplus-ks.com

Dërgo mesazh
Përshëndetje,
si mund të ju ndihmojmë?