Paraqitja e Ankesave në Cash Plus
Procesi i menaxhimit të ankesave në Cash Plus
Cash Plus është institucion financiar jobankar i licensuar nga Banka Qendrore e Kosovës për ofrimin e shërbimeve kreditore. Për Cash Plus trajtimi i çdo pakënaqësie, kërkese apo ankese të klientëve është shumë i rëndësishëm dhe me prioritet të lartë. Ne sigurohemi që secila kërkesë dhe pakënaqësi e juaja të trajtohet në mënyrë profesionale dhe brenda afateve të parapara me qëllim të ofrimit të zgjidhjeve të përshtatshme dhe të drejta për ju. Përmes një procesi të drejtë të menaxhimit të ankesave, ne synojmë të përmirësojmë shërbimet dhe produktet e ofruara për ju.
Në rast se ka ndodhur ndonjë gabim nga ana jonë dhe nuk kemi arritur të përmbushim pritshmëritë tuaja, ose nëse keni ndonjë arsye tjetër për të bërë një ankesë, ju lutemi të na kontaktoni. Ne e vlerësojmë çdo paknaqësi, kërkesë apo ankesë dhe i trajtojmë ato me seriozitet.
Pakënaqësitë, kërkesat apo ankesat mund t’i paraqitni përmes njërës nga mënyrat e listuara më poshtë:
Ankesat dhe kërkesa mund të paraqiten përmes:
- Aplikacionit Cash Plus
- Formës së kontaktit në uebfaqe
- Email: kujdesi@cashplus-ks.com
- Personalisht në zyret e Cash Plus në adresën: Kompleksi Ramiz Sadiku, Pejton, Prishtinë, Kosovë.
- Permes postës në adresën: Kompleksi Ramiz Sadiku, Pejton, Prishtinë, Kosovë.
- Telefon: +383 38 77 77 78
Gjatë procesit të paraqitjes së kërkesave apo ankesave, ju lutemi, i ofroni informatat e mëposhtëme në mënyrë qe të trajtojmë çështjen tuaj:
- Shënoni emrin, mbiemrin, numrin personal, numrin e kontaktit dhe adresën tuaj të plotë;
- Përshkruani çështjen tuaj në detaje;
Për çdo ankesë të adresuar, ju do të pranoni konfirmimin në numrin kontaktues, postës elektronike apo përmes aplikacionit Cash Plus.
Ne do të mundohemi të trajtojmë në kohë sa më të shkurtër ankesën tuaj, mirëpo jeni të informuar se kohëzgjatja e trajtimit të ankesës mund të zgjasë deri në 15 – 30 ditë pune, varësisht nga kompleksiteti i ankesës suaj. Ne rast së çështja e juaj do të kërkojë më shumë kohë, ne do të ju kontaktojmë për të ju informuar dhe njoftuar mbi statusin e kërkesës apo ankesës tuaj.
Në rast se nuk do të jeni të kënaqur me zgjidhjen që i është dhënë ankesës tuaj, ju keni të drejtë t’i drejtoheni Bankës Qendrore të Kosovës dhe autoriteteve tjera kompetente.